
Ne fundvitet 70, përpara se të vinte më pas te Partizanim Bejkush Birçe do të ishte trajner i Flamurtarit të Vlorës. Ai zgjodhi disa elementë e talente vërtet të rrallë të futbollit vlonjat, i cili vetëm pak kohë më pas do të shkëlqente në futbollin shqiptar me atë Flamurtar të madh të viteve 80.
Tek stërviste një ditë të zakonshme ekipin, dikush e lajmëron se e kërkonte Hysni Kapua (Një nga tre udhëheqësit kryesorë të regjimit komunist. Vlonjat, dhe njeriu më me influence në qytetin e tij...ishte gati - gati si Enver Hoxha i vlonjatëve), i cili duke qenë me pushime në qytetin e tij të lindjes kishte preferuar atë pasdite të shlodhej duke ndjekur nga tribuna stërvitjen e Flamurtarit.
Dhe shkon Bejkushi atje ku i thanë dhe na takon shokun Hysni...
Hajde këtu o labi im i mirë i thotë Kapua. Hajde të të përqafoj njëherë se më duket se na ke bërë një ekip vlonjat më të mirë se kurrë, por vetem një vërejtje kam.
Po një portier a derëzi, një portier të mirë si nuk na gjete.
Bejkushi vë buzën në gaz dhe ashtu hazër xhevap siç ishte ja kthen.
Po ku ta gjej unë i ziu portierin në Vlorë o shoku Hysni. Dhashë e mora, por më kot. Ku ka lab që shtrihet përdhe...
Shpërthyen të qeshurat, pasi përgjigja ishte vërtet sinjifikative dhe tepër e gjetur duke ditur vërtet karakterin tipik të labëve.