Sulmuesi brazilian Neymar që në hapat e parë te ekipi i Santos, u konsiderua si pasardhësi i legjendës Pele, por kurrë nuk arriti të ngrihej në të tilla nivele.
Edhe pse zhvilloi paraqitje për t’u admiruar në Kupën e Botës 2014, Neymar më pas u “infektua” nga dëmtimet e panumërta. Tashmë në moshën 34-vjeçare, Neymar po mendon dorëheqjen nga futbolli i luajtur, ndërsa nuk e fitoi kurrë një Kupë Bote me Brazilin apo “Topin e Artë” në planin individual.
“Nuk e di çfarë do të ndodh nga këtu e tutje në lidhje me të ardhmen time, nuk e di për vitin tjetër. Mund të vijë dhjetori dhe unë do të dal në pesion.
Nuk e di, do të vijë nga zemra ime”, fjalët e Neymar për mediumin e “Caze TV”. S’ka siguri nëse trajneri i Brazilit Carlo Ancelotti do e ftojë për Botërorin e verës sulmuesin në fjalë apo jo.
