Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Duhet të kishim sulmuar Tiranën që në fillim”, Florjan Përgjoni “pa frena”: Objektivi i Teutës është “Final 4”

Shkruar nga NEWSPORT
“Duhet të kishim sulmuar Tiranën që në fillim”,
Florjan Përgjoni

Mbrojtësi i Teutës Florjan Përgjoni u vlerësua “Lojtari i Ndeshjes” në sfidën Tirana – Teuta, e fituar 1 – 0 nga ekipi durrësak. 28-vjeçari rezultoi i pakalueshëm për sulmuesit bardheblu, ndërsa pas mori këtë trofe individual dhe fitores, Përgjoni foli para mediave:  

“Nga fitorja që morëm në Tiranë, duke qenë edhe ‘ish’. U thashë shokëve se më kanë mbajtur pak me hatër sot. Ishte moment i vështirë para këtyre dy ndeshjeve, po kërkonim të merrnim vetëbesimin e duhur. Erdhi me Ballshin.

Objektivat e Teutës janë katër vendet e para. Meqë jemi aty afër, pse mos ta tentojmë? U bënë shumë ndeshje që nuk fituam, mes barazimeve dhe humbjeve. Kemi pasur ndeshje që kemi luajtur shumë mirë, jemi penalizuar me një gol ose gabim topin.

Jemi të gjithë të mërzitur, të gjithë përgjegjës se kemi lënë shumë pikë. Kur flasim me çunat e ekipit, sikur 6 pikë më shumë të kishim do ishim më mirë. Jemi të gjithë përgjegjës, kështu e ka sporti.

E nisëm pak si të ndrojtur. Si ajo shprehja, erdhëm këtu në Tiranë dhe menduam se duhet të mbrohemi, por duke shikuar pastaj që kemi hapësira, vazhduam pastaj duke shtyrë përpara. E drejtë, duhet të nisnim që në fillim, mos t’i lejonim terren se mund të na rrezikonin”.

Poll

Lexo gjithashtu