Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

DOSSIER

Dossier/ Shqipëria në Euro 2016, një histori dashurie

Shkruar nga NEWSPORT
Dossier/ Shqipëria në Euro 2016, një histori dashurie

Nuk do të harrohet kurrë. Qe hera e parë që shqiptarët patën mundësinë të krenohen e të bëjnë tifozllëk për kombëtaren e tyre në një kompeticion madhor.

Nuk do të harrohet kurrë. Qe hera ime e parë si si gazetar e korrespondent nga Shqipëria për një media të huaj, kanalin anglez Copa90. Imagjinoni vetë emocionet e ndjenjat e mia e të familjes sime. Realizohej ëndrra e fëmijërisë.

Kontakti me Copa90 erdhi në momentin që u hodh shorti dhe Shqipëria ra në të njëjtin grup me Francën, Rumaninë e Zvicrën, ku u njoftova për projektin The Fans Daily, pasqyrimin e atmosferës tifozerike nga secili prej 24 vendeve pjesëmarrëse në

Euro 2016. Lidhja ime me kanalin anglez nisi në korrikun e vitit 2015, kur me videon e mëposhtme kandidova për një vend pune në projektin In Search Of.

Nuk fitova (ofrohej një vend pune për kontinent), por zhgënjimi i fillimit i la vendin kënaqësisë, krenarisë dhe këmbënguljes për të bërë mirë në momentin që u caktova për të paqyruar atmosferën nga Shqipëria gjatë Europianit francez.

Bashkë me Selmon bëra disa video prezantuese nga Tirana 10 ditë përpara nisjes së turneut dhe për episodin e parë të The Fans Daily, me titull “24 Reasons Euro 2016 Will Be Unmissable” – 24 arsyet pse Euro 2016 nuk duhet humbur – u zgjodh një e tillë e realizuar në pistën e mitikut ende të pashembur “Qemal Stafa”.

Episodi i dytë u publikua më 11 qershor, ku shfaqem duke folur mbi rëndësinë dhe pritshmëritë e ndeshjes debutuese, asaj ndaj Zvicrës. Në gjuhën shqipe them edhe togfjalëshin “Jemi gati”, me të cilën ishte hapur Panorama Sport një ditë më parë. Përfundimi nuk qe pozitiv, u mundëm nga Zvicra, por në videon e radhës, atë të publikuar më 12 qershor nuk mungoi kënga e thirrjet nga Tirana.

“O sa mirë me qenë shqiptar” përtej rezultatit.

Video e publikuar pas ndeshjes me Francën qe edhe më e “vakëta” në përmbajtje përsa i përket Shqipërisë. Humbja 2-­0 bëri që edhe hapësira në dispozicion të ishte e pakët. Mëkat, pasi flakadanët nuk munguan.

“Sonte, pasioni i shqiptarëve për kombëtaren e tyre do të arrijë një tjetër nivel.” Me këto fjalë nis kontributi im ditën e ndeshjes me Rumaninë. Shqipëria fitoi, unë mbajta një flakadan në dorë dhe këndova “Xhamadanin” me një grup çunash që po festonin aty. Video e publikuar nga Copa90 për herë të parë mbante një titull me emrin Shqipëri në krye: “Albania’s First Ëin Sparks Epic Scenes” – Fitorja e parë e Shqipërisë shkakton skena epike. Faleminderit Sadiku.

Fatkeqësisht, Europiani ynë përfundoi aty. Me përfundimin e të gjithë kompeticionit Copa 90 publikoi një video përmbledhëse me titull “24 Reasons Euro 2016 Has Been Epic” – 24 arsye pse Euro 2016 qe epike. Aty sigurisht është edhe atmosfera nga Tirana.

Çasti më bukur duhej ende të vinte. Me një material të publikuar 3 ditë më parë, Copa90 kishtë bërë një renditje të 10 momenteve më të mira tifozerike gjatë Euro 2016. Në pod, renditur e treta, ishte Shqipëria. Ishim ne pas golit të Sadikut.

Ishte Tirana pas fitores me Rumaninë. Më mirë se duartrokitja vikinge e islandezëve, më mirë se kori i famshëm “Will Grigg’s on fire”. Renditja nuk tregon asgjë, pasi s’është absolute, po kush nuk u zgjodh njëherë i treti në garë me botën dhe nuk u ndje i lumtur mes vetes e vetvetes?!

NGA ANDI KASMI

Tags:

DOSSIER

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga