Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

DOSSIER

Dossier/ Encet e Dorit

Shkruar nga NEWSPORT
Dossier/ Encet e Dorit

“Dori demi kuq” recitonte një banderolë në “Qemal Stafa” sa herë luante Partizani mes viteve 2003­2006. E vendosur aty nga tifozë të kuq adhurues të Dorian Bylykbashit, “dhjetëshit” të ardhur nga Elbasani. Mes tyre – adhuruesve – edhe unë…

Për t’u bërë lojtari më i dashur për tifozët, numri 10 dhe kapiteni i skuadrës, Dorit ju deshën pak ndeshje. E dyta e tij me fanellën e kuqe (fillimisht me numrin 20 mbi supe) ishte ajo që prezantoi mbështetësit e Partizanit me cilësinë e “materialit” Bylykbashi: luhej me Lushnjen në Tiranë dhe pas shumë rasteve të pakonkretizuara për shënim, për të zgjidhur takimin mendon Dori. Me një goditje spektakolare dënimi…

Si çdo dashuri, që fillimisht nis me pëlqim, edhe ajo me Dorin fillon e merr formë: pasime të jashtëzakonshme nga kënde të ndryshme të fushës, gola me ence (të rallë për kampionatin tonë) dhe lojë e rrjedhshme e Partizanit si pasojë. Nga Elbasani kishte mbërritur një yll.

Atëherë isha 13 vjeç, në një moshë kur zakonisht adhurohet një këngëtar/e apo një aktor/e. Unë kisha në mendje Dorin, pasimet, encet, fantazinë, golat, spektaklin. Rreth Bylykbashit nuk kishte shumë informacion. Interneti ishte akoma për t’u zbuluar dhe nëpër gazetat sportive flitej më tepër rreth emrave të afirmuar: Dori ishte akoma një diamant i papërpunuar.

Mësova se kishte qenë pjesë e Vllaznisë së fundit kampione në sezonin 2000­01. Garanci, sepse në Shkodër dinë t’i dallojnë talentet. Por tani Dori ishte i Partizanit dhe me të mund të synonim shumë të lakmueshmin titull kampion. Pasim pas pasimi e ence pas enceje, në sezonin e tij të parë (2003­04) me fanellën e kuqe, Bylykbashi fitoi Kupën e Shqipërisë dhe trofeun e Superkupës. Të fundit të fituar në historinë e Partizanit.

As me Dorin kampionati nuk erdhi, por me të në skuadër magjitë qenë të shumta. Legjendar për tifozët, do të mbetet një pasim për Abilaliajn në një derbi të fituar fituar ndaj Tiranës në “Selman Stërmasi”. Ishte dhjetor i vitit 2005, mbyllej faza e parë. Derbi asokohe fitohej rrallë por kur ndodhte, protagonist bëhej Bylykbashi. Pasim “no look” për Abilaliajn dhe ky i fundit me të majtën e kalonte topin mes këmbëve të Isli Hidit. Data shënonte 22 dhjetor. Gjeli i detit do piqej për qejf…

Në të njëjtin sezon (2005­06), epike edhe një fitore në Elbasan, ndaj vendasve që atë vit do të shpalleshin kampionë të Shqipërisë. Dhëmbi shmang Nevil Deden, godet drejt portës, Kotorri nuk arrin të bllokojë topin që kalon te Bylykbashi. Dori nuk e ka të vështirë t’a shtyjë drejt rrjetës. Feston në heshtje duke ngritur dy duart lart. Në qytetin e tij…

Largimi i Dorit nga Partizani qe shumë i hidhur, por u “sheqeros” disi me faktin që do luante jashtë vendit e jo në ndonjë prej skuadrave rivale në Shqipëri. Ajo po që do ishte vuajtje.

Në Ukrainë te Kryvbas. Nuk vonoi shumë edhe atje për të marrë shiritin e kapitenit e për të shënuar gola të këtij lloji: Kampionatin ukrainas ishte e pamundur t’a ndiqje. Me kombëtaren Dori luajti vetëm 6 herë: titullar në një ndeshje ndaj Danimarkës në vitin 2009. Si mesfushor shkatërrues nga Arie Haan. I çuar dëm…

Për të mbushur boshllëkun e lënë nga klasi i Dorit, fillova të shikoja ndeshjet e Villareal. Atje Riquelme bënte gjërat që në fushë ja kisha parë vetëm Bylykbashit. I njëjti numër, 10, e njëjta shpejtësi loje, e njëjta saktësi në pasime dhe ajo vetia e paparë për të kthyer encet në gola të paharrueshëm.

NGA ANDI KASMI

Tags:

DOSSIER

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga