Të martën dhe të mërkurën do të luhen dy ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve në UEFA Champions League.
Fillimisht të martën, Arsenal dhe Atletico Madrid do të masin forcat përballë njëra-tjetrës në "Emirates Stadium". Gjithçka mbetet e hapur pas barazimit 1-1 në Spanjë dhe në tempullin anglez premtohet emocione të vërteta.
Një ditë më vonë, të mërkurën zbresin në fushën e lojës dy prej pretendentëve të kompeticionit, Bayern Munich dhe Paris Saint Germain. Në "Allianz Arena" bavarezët do tentojnë të bëjnë përmbysjen e çmendur pas humbjes 4-5 në tokën franceze. Gjermanët do të shfrytëzojnë edhe faktorin shtëpi, ku në prani të tifozëve të zjarrtë do kërkojnë biletën drejt finales.
Të dyja këto përballje do të luhen në orën 21:00, nga ku do të përcaktohen dhe dy finalistët e këtij edicioni që do të kërkojnë të fitojnë trofeun veshgjatë më 30 maj në Budapest.
