
Atletico Madrid ka barazuar në transfertë përballë Espanyol, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të LaLiga. Sfida e zhvilluar në “RCDE Stadium”, përfundoi me rezultatin 1-1.
Golin për “Los Colchoneros” e shënoi Azpilicueta në minutën e 38-të. Ndërkohë që për Espanyol rrjetën e tundi Puado në minutën e 71-të. Ky i fundit ktheu në gol një penallti.
Vlen të përmendet që titullar në këtë ndeshje për Espanyol ishte dhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla. Ai zhvilloi një ndeshje të mirë dukë qendruar 90 minuta në fushë.
Me këtë barazim, Atletico shkon në kuotën e 57 pikëve dhe mbetet në vendin e 3-të, duke u larguar me luftën për titullin kampion. Në krahun tjetër, me 29 pikë Espanyol mban vendin e 15-të.
Golat e ndeshjes: