Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

E BUJSHME/ 120 milionë euro, PSG “hap thesin” për yllin e Madridit

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ 120 milionë euro, PSG “hap thesin” për yllin e
Vinicius JR & Julian Alvarez

Paris Saint-Germain është gati që të “plasë bombën” e merkatos së verës. Sipas gazetarit argjentinas Gaston Edul, klubi francez është gati që të transferojë sulmuesin e Atletico Madrid, Julian Alvarez.

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique është një “fans” i madh i futbollistit argjentinas dhe siç raportohet, ai ia ka shprehur dëshirën e transerimit të tij, presidentit Nasser Al-Khelaifi.

Ky i fundit është gati që të “hapë thesin” deri në 120 milionë euro. Megjithatë, Atletico Madrid ende nuk ka dhënë “dritën jeshile”, ndërsa futbollisti po mendohet për të ardhmen, duke parë edhe Barcelonën si opsion.

Vlera aktuale e 26-vjeçarit argjentinas është 90 milionë euro. Ndërsa kontrata e tij me “Los Colchoneros”, përfundon në verën e vitit 2030, ç’ka ia rrit ndjeshëm shumën që madrilenët do të kërkojnë për ta lënë të lirë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 433 (@433)

Poll

Lexo gjithashtu