Sergio Ramos ka rënë dakord për të blerë aksionet e klubit të Sevillas. Ai do të jetë pronari i ri i klubit andaluzian, ndërsa gjithçka do të kryhet në një të ardhme të afërt.
Si fillim duhet të vijë miratimi i avokatëve, diçka që nuk është aspak problem. Të gjitha dokumentet janë nëshkruar me 40-vjeçarin që bëhet kështu numri një i klubit të LaLiga-s spanjolle.
Kujtojmë që karrierën e tij, qendërmbrojtësi e ka nisur pikërisht tek Sevilla. Ai ka luajtur 87 ndeshje me fanellën e tyre, duke ia dalë që të shënojë 10 gola e të asistojë në një tjetër.
Ndërkohë këtë sezon, Sevilla është ende në luftë për mbijetesë. Edhe pse aktualisht, 3 javë nga fundi i kampionatit mban vendin e 13-të me 40 pikë, është vetëm 3 pikë larg zonës së rënies.
View this post on Instagram
