Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Mjafton një gol! Vedat Muriqi “fik” yjet e Real Madrid dhe Barcelonës, sulmuesi i Kosovës vlerësohet në Spanjë (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
Mjafton një gol! Vedat Muriqi “fik” yjet e Real Madrid dhe
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi ishte protagonist absolut i Mallorcas, në ndeshjen që këta të fundit barazuan në shtëpi me shifrat 1-1 përballë Villarreal. Ishte pikërisht shqiptari, ai që shënoi golin për të tijët në minutën e 47-të të pjesës së parë.

Për këtë paraqitje fantastike të tijën, sulmuesi 32-vjeçar ka fituar një vend në formacionin më të mirë të javës së 35-të të LaLiga, sipas mediumit “SofaScore”. Këta të fundit kanë “injoruar” lojtarët e Real Madrid dhe Barcelonës, të cilët në “El Clasico” nuk treguan më të mirë.

Ndërsa Muriqi është vendosur në majën e sulmit me notën 8.2 krah shokut të ekipit, Luvumbo. Ndërkohë në këtë ekip ka edhe lojtarë si Antony i Real Betis apo ylli i Atletico Madrid, Alex Baena.

Përsa i përket Vedat Muriqit, këtë sezon të LaLiga-s, sulmuesi i Kosovës ka shënuar jo pak por 22 gola. Ai është në ndjekje të kryegolashënuesit, Kylian Mbappe, me francezin që ke gjetur rrugën e rrjetës në 24 raste.

Mjafton një gol! Vedat Muriqi “fik” yjet e Real Madrid dhe
"Formacioni i Javës" ©Credits: SofaScore

 

Poll

Lexo gjithashtu