Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ “Pirati” shqiptar “shkund” rrjetën në La Liga, “kërcënon” Kylian Mbappe për kryeshënues

Shkruar nga NEWSPORT

 

VIDEO/ “Pirati” shqiptar “shkund” rrjetën në
Goli i Vedat Muriqit

Vedat Muriqi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Mallorca po barazon në shtëpi përballë Villarreal. Sfida e vlefshme për javën e 35-të të LaLiga spanjolle, mbylli pjesën e parë 1-1.

Ishte pikërisht sulmuesi shqiptar, ai që shënoi golin e vetëm për të tijët deri më tani. “Pirati” me origjinë nga Prizreni e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.

Kështu, 32-vjeçari shkon në kuotën e 22 golave në kampionat, 2 më pak se Mbappe kryesues. Gjatë këtij sezoni, Muriqi ka asistuar edhe në një tjetër gol.

Poll

Lexo gjithashtu