Deklaratave të presidentit Florentino Perez, lidhur me skandalin e shumë përfolur në media të njohur si "Negreira", që lidhet me favorizimet e arbitrave në Spanjë dhe manipulime ndeshjesh, i është përgjigjur dhe Barcelona.
Përmes një komunikate zyrtare të publikuar në faqen e klubit faqen e tyre, klubi nuk shkon përtej një shpjegimi të shkurtër, ku shkruan se departamenti ligjor i ka ndjekur me shumë kujdes këto mesazhe dhe po analizohen me kujdes për të dhënë më pas verdiktet e fundit që do të njoftohen në momentin e duhur.
NJOFTIMI:
"Lidhur me konferencën për shtyp të mbajtur nga presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, informojnë se departamenti ynë ligjor i kanë ndjekur me shumë kujdes deklaratat dhe akuzat e tij. Momentalisht janë duke u analizuar dhe hapat e radhës që do të ndërmerren janë duke u vlerësuar. Në momentin që koha do të jetë e përshtatshme për veprim, çdo qëndrim dhe vendim i miratuar do të përcillet me njoftim".
