
Skuadra zikaltër duket shumë afër sheërbimeve të Candreva-s. Antonio Candreva po lakohet si një nga emrat më të nxehtë në merkaton verore në këto orë. Siç raportohet nga Gianluca Di Marzio, gjatë emisionit të merkatos në Sky Sport, Interi paraqet zgjedhjen e pare për lojtarin e krahut. Pavarësisht interesimit të Chelseat te Contes dhe te Napolit, Candreva dëshiron t’i bashkohet Roberto Mancinit si zikaltër. Interi, që mbetet shumë e interesuar për lojtarin, vazhdon të punojë për të gjetur nje akord me Lazion. Tratativat janë në ecje e sipër, dhe gjithçka mund të mbyllet orët e ardhshme.
Poll