Berat Gjimshiti, Ruslan Malinovskyi & Jeremie Boga
Jeremie Boga është futbollisti më i ri i Juventus. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka mbyllur aventurën me Nice, për të nisur një rrugëtim në Serie A me ekipin torinez.
29-vjeçari do të jetë i huazuar, deri në fund të sezonit. Ndërkohë që kur ky huazim të përfundojë, “Zonja e Vjetër” ka të drejtën e blerjes përfundimtare për 5 milionë euro.
Kujtojmë se për Boga, ky është një rikthim në futbollin italian. Më herët ai ka luajtur për Atalantën dhe Sassuolon. Gjithashtu 29-vjeçari ka mbajtur veshur edhe fanellën e Chelsea, Granada dhe Birmingham.
Poll
