Ademola Lookman
Ademola Lookman do të jetë futbollisti më i ri i Atletico Madrid. Sulmuesi 28-vjeçar ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Atalantën, për të nisur një të re në LaLiga spanjolle.
Për të siguruar shërbimet e tij, klubi madrilen do të paguajë 35 milionë euro fikse. Ndërkohë që 5 milionë euro do të shkojnë në arkat e klubit bergamask në formë bonusesh.
Vlen të theksohet se Lookman ishte shumë pranë kalimit te Fenerbahces. Por ndërhyrja e Atletico Madrid në minutat e fundit, bëri që nigeriani të ndryshonte mendje.
View this post on Instagram
Poll
