Sandro Tonali & Franck Kessie
Kontrata e Franck Kessie me Al Ahli përfundon në qershor të këtij viti. Mesfushori 29-vjeçar nuk ka shprehur dëshirë rinovimi, duke menduar seriozisht rikthimin në Evropë.
Sipas gazetarit Matteo Moretto, Inter ka shfaqur interesim serioz për shërbimet e ish-mesfushorit të Milanit. Në një moshë relativisht të re dhe me eksperiencë në Serie A, Inter e sheh Kessie si të duhurin për repartin e mesfushës.
Tashmë “topi” është në krahun e futbollistit. Do të jetë vetë ai, që do të vendosë përfundimisht se ku do ta vazhdojë karrierën e tij, duke pasur rikthimin në Milano si opsion.
Poll
