Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E KRYER/ 9.5 milionë euro, Igli Tare transferon te Milan talentin e kombëtares U21

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ 9.5 milionë euro, Igli Tare transferon te Milan talentin e
Alphadjo Cisse

Alphadjo Cisse do të jetë futbollisti më i ri i Milan. Igli Tare ka siguruar edhe shërbimet e fantazistit 20-vjeçar, por ai do të bashkohet me kuqezinjtë në fund të këtij sezoni.

Kartoni i Cisse është në pronësi të Hellas Verona, por italo-afrikani është i huazuar në Serie B te Catanzaro, deri në fund të sezonit. Për shërbimet e tij, Milan do të paguajë 8 milionë euro fikse dhe 1.5 milionë të tjera në formë bonusesh.

Kujtojmë se 19-vjeçari e ka nisur karrierën e tij në Itali me Giorgione Calcio Juniores, ndërsa me Veronën u bashkua në vitin 2020. Ai numëron edhe 2 ndeshje me përfaqësuesen U21 të Italisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

Poll

Lexo gjithashtu