Ademola Lookman & Berat Gjimshiti
Ademola Lookman pritet të jetë futbollisti më i ri i Fenerbahces. Sipas mediave turke, klubi nga Stambolli ka rënë dakord me Atalantën për një transferim që kap shifrën e 40 milionë eurove.
Në krahun tjetër, vetë sulmuesi nigerian do të përfitojë 7 milionë euro në sezon, një rrogë tepër e majme. Kujtojmë se 28-vjeçari u ble vetëm 10 milionë euro gjatë verës së vitit 2028, teksa te bergamaskët u kthye në yll absolut.
Lookman ka një karrierë interesante, të cilën e ka nisur në Angli te Charlton. Më pas, ai ka luajtur edhe për ekipe si Everton, Leizpig, Fulham dhe Leicester.
Poll
