Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Kukësi konfirmon largiminin e trajnerit Milinkoviç: Pozicioni i ekipit largë objektivave, katër humbje rresht, nuk kishte ndodhur

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Kukësi konfirmon largiminin e trajnerit Milinkoviç:

Klubi i Kukësit ka konfirmuar nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të klubit largimin e trajnerit serb, Mladen Milinkoviç. Në njoftimin e klubit thuhet se katër humbje rresht ishin të papranueshme pasi nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë.

Kukësi tashmë është në kërkim të një trajneri të ri sikurse thuhet dhe në njoftimin zyrtar të klubit. Kandidaturat janë të shumta dhe ditët në vijim do të vijë dhe zyrtarizimi i trajnerit të ri krye të pankinës së klubit verilindor.

"Milinkoviç dhe ndihmësat e tij, jo më pjesë e Kukësit.

Duke nisur që nga sot, në drejtimin e Kukësist nuk do jetë më tajneri, Mlladen Milinkoviç dhe ndihmësat e tij. Sot ky staf me në kye Milinkoviç, ka paraqitur dorëheqjen pranë presidentit te klubit.

Presidenti Safet Gjici, ka miratuar doreheqjen e tyre dhe i ka falenderuar për punën e bërë edhe pse ajo nuk ishte në pritshmërinë e duhur dhe në objektivat e marrë në fillim të sezonit nga Milinkoviç.

Kjo dorëheqje vjen pas rezultateve të dobëta dhe pikëve të pakta që stafi dhe ekipi morën.

Theksojmë se presidenti i ka dhënë mbështetje maksimale stafit që po largohet dhe disa herë edhe pse rezultatet ishin të dobëta ku u ka dhënë shansin Milikoviçit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Pozicioni aktual i ekipit është larg objektivave që mori Milinkoviç, duke mos harruar dhe katër humbje në fushën e Kukësit, gjë që nuk kishtë ndodhur asnjëherë më parë .

Klubi është në trataiva për gjetjen e emrit të ri që do drejtojë pankinën e Kukësit dhe mes shumë kandidaturave do të përzgjëdhë më të mirën që të vijojë punë për arritjen e objektivave për titull kampion, pasi asgjë ende nuk ka mabruar dhe ka ende kohë që dhe me merkaton e dimrit të kapet vendi i parë."

 

Poll

Lexo gjithashtu