Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

DOSSIER

Volejbollistja e njohur tregon historinë e dashurisë: Si më ngacmoi djali i Mehmet Shehut, ja ç'i tha babai im

Shkruar nga NEWSPORT
Volejbollistja e njohur tregon historinë e dashurisë: Si më

Historia e volejbollistes së njohur të Dinamos, Silva Turdiu me djalin e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Mehmet Shehu, gjithmonë ka qenë intriguese dhe e panjohur për publikun.

E vetmja hërë ku ish-dinamovitja ka folur për çështjen ka qenë në 27 dhjetor 1982, në seancën gjyqsore të asaj kohe.

Në atë seancë, Turdiu tregoi historinë që nga koha kur  Skënderi, djali i Mehmetit i ishte vënë nga mbrapa e deri te shkëputja e lidhjeve me njëri-tjetrin.

"Në fillim të shkurtit '81,-tregon ajo, -Skënderi erdhi më takoi në Shverin të Gjermanisë Lindore, ku kishim një ndeshje volejbolli me ekipin 'Traktori'. Më tha se vinte aty nga Suedia ku ishte me studime për të parë ndeshjen". Që këtej, sipas dëshmitares, takimet e tyre janë bërë më të shpeshta.

 

Në korrik '81, Skënderi shkonte gati çdo ditë në shtëpinë e pushimit të MPB-së në Durrës, ku stërvitej ekipi i saj. Në një nga takimet e radhës i shprehu edhe idenë e fejesës. Më 31 gusht 1981, familja Turdiu ka rënë dakord dhe Qazimi, i ati i Silvës, ka pritur në shtëpi Skënder Shehun. Qazimi duke u shfaqur hezitues për fejesën, i ka përmendur kleçkat në biografinë e familjes dhe e ka porositur t'ua bëjë të qartë edhe prindërve.

 

I biri i kryeministrit, duke pohuar dijeninë e tyre për çka flitej, e ka ftuar profesor Turdiun për një vizitë në familjen e tij. Fill pas këtij takimi, Silva ka vizituar për herë të parë shtëpinë e të fejuarit dhe ka biseduar nga afër me Mehmetin dhe Fiqreten. Deri këtu, gjërat kanë shkuar mirë, por vazhdimësia e lidhjeve të ngushta do të ndërpritej befasisht shtatorin e vitit '81.

Tags:

DOSSIER

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga