Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vllaznia gati për Bylisin, Mirel JOSA "skicon" titullarët

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia gati për Bylisin, Mirel JOSA "skicon" titullarët

Vllaznia do të luajë sot kundër Bylisit në shtëpi, ndeshje e kthimit për Kupën e Shqipërisë. Në sfidën e parë, shkodranët kanë triumfuar me rezultatin 2-0 dhe çështja "kualifikim" duket i arritur. Trajneri Mirel Josa ka punuar intensivisht në stërvitje në mënyrë që lojtarët e tij të marrin ngarkesën e duhur.

Ai ka vënë dhe pikat mbi "i" sa i përket titullarëve që do të zbresin në fushë. Kësisoj nuk do të ketë asnjë ndryshim nga ndeshja e kaluar. Shkodranët priten të luajnë me një formacion 4-3-3. Në portë do të jetë i përhershmi Zogoviç, ndërsa para tij do të rreshtohet katërshja Smajli - Gurishta - Shehi dhe Hakaj.

Heriç, Alivoda dhe Jonuzi do të përbëjnë mesin e fushës, kurse Mala dhe Hoxhaj do të jenë në mbështetje të Bekim Balajt. Takimi me Bylisin është programuar të zhvillohet në orën 13:00 në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës.

Formacioni i Vllaznisë (4-3-3): Zogoviç, Smajli, Gurishta, Shehi, Hakaj, Heriç, Alivoda, Jonuzi, Mala, Balaj, Hoxhaj Trajner: Mirel Josa

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga