Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar me anë të një postimi në rrjetet sociale afrimin e ri në skuadër, Luis Hasën.
Në videon e shpërndarë nga faqja zyrtare e FSHF-së, talenti shfaqet me fanellën kuqezi, duke konfirmuar kështu nisjen e rrugëtimit të tij me ngjyrat kuqezi. "Mirë se erdhe Luis Hasa", shkruhet në mbishkrimin e postimit.
22-vjeçari është një nga talentet më premtues që i është bashkuar së fundmi Kombëtares shqiptare. Ai luan si mesfushor i qendrës, por mund të aktivizohet edhe si mesfushor sulmues apo anësor i majtë.
Kujtojmë që lojtari ka qenë pjesë e rregullt te moshat e Italisë ku ka fituar dhe Kampionatin Europian U19, ku ai ishte protagonist.
Lojtari që është në pronësi të Napolit por që aktivizohet tek Carrarese në Serinë B italiane do t’i duhet të tregojë cilësitë e tij për të fituar besimin e trajnerit Maran për fazat eleminatore te Kampionatit Eurpopian 2028.
