Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

TENIS

Ndërpritet ndeshja dhe “shokohen” tifozët, numri 1 i tenisit “nuk iu beson syve”

Shkruar nga NEWSPORT
Ndërpritet ndeshja dhe “shokohen” tifozët, numri 1 i
Carlos Alcaraz - Jannik Sinner

Numri 1 i botës, Jannik Sinner, është eliminuar në mënyrë befasuese nga “Roland Garros” pas humbjes dramatike ndaj argjentinasit Juan Manuel Cerundolo.

Italiani kishte kontrollin e ndeshjes duke fituar tre setet e para 6-3, 6-2 dhe 5-1, por një rënie fizike dhe rikthimi i jashtëzakonshëm i Cerundolo ndryshuan gjithçka në Paris. Argjentinasi triumfoi pas pesë seteve, duke shkaktuar një nga surprizat më të mëdha të turneut. 

Sinner kështu humb mundësinë për të mbrojtur finalen e vitit të kaluar me 1,300 pikë në renditjen ATP. Në mungesë të tij, favoritë kryesorë mbeten Alexander Zverev dhe Novak Djokovic.

Kjo humbje i jep fund ëndrrës së Sinner për të fituar titullin e parë në “Roland Garros”, si dhe ndërpret gjithashtu serinë e tij prej 30 fitoresh radhazi dhe pritet të rikthehet në fushë në "Wimbledon".

Poll

Lexo gjithashtu