Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

TENIS

WIMBLEDON/ Përmbysje e çmendur dhe spektakël, italiani shkruan historin

Shkruar nga NEWSPORT
WIMBLEDON/ Përmbysje e çmendur dhe spektakël, italiani shkruan
Jannik Sinner

Jannik Sinner është kampioni i “Wimbledon” për vitin 2025. Tenisti italian mposhti në finale një rival të denjë, Carlos Alcaraz. Seti i parë i kësaj përballje i shkoi spanjollit me shifrat 4:6. Por më pas erdhi përmbysja e madhe.

Sinner gjeti forcën për t’i shkaktuar humbjen Alcaraz. Ky i fundit vinte pas një sërie të gjatë fitoresh në të gjitha garat. Tre setet e tjera u mbyllën me avantazhin 6:4 për Sinner, mjaftueshëm për të fituar titullin në fushën me bar.

Ky trofe është historik për tenistin italian dhe Italinë në këtë sport, pasi nuk kishin fituar kurrë në “Wimbledon” më herët. Tashmë Sinner konfirmohet si numri 1 i testit botëror për momentin, ndërsa iberikasi Carlos Alcaraz duhet të kënaqet me trofeun e vendit të dytë.      

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga