
Alcaraz dhe Djokovic
Carlos Alcaraz është vetëm 22-vjeç, por po çudit “botën” e tenistit dhe jo vetëm. Në ndeshjen gjysmëfinale kundër “maestros” serb, Novak Djokovic, iberikasi e fitoi ndeshjen pastër, 3-0, me shifrat 6-4, 7-6 dhe 6-2.
Dueli zgjati 2 orë e 25 minut. Interesantë është se deri tani në US Open, Alcaraz nuk ka humbur asnjë set, diçka e padëgjuar në vitet e fundit.
Gjysmëfinalja tjetër do të zhvillohet ndërmjet Sinner dhe Auger-Aliassime, e cila nis pas pak minutash. Alcaraz e ka mbiemrin të ngjashëm me burgun famëkeq të “Alcatraz”, duke e bërë akoma më të njohur.
Poll