
Sinner - Alcaraz
Për të gjithë admiruesit e tenisit, sot është një ditë tepër e madhe. Sot në orën 17:00 do të zhvillohet finalja e madhe e Wimbledon 2025 që do të mbahet në “Centre Court” në Londër.
Përballë do të vihen dy finalistët Jannik Sinner dhe Carlos Alcaraz. Një finale kjo tepër e paparashikueshme pas rezultateve të shkëlqyera që kanë arritur deri më tani tenisti italian dhe ai spanjoll.
Dy ditë më parë, Sinner eliminoi nga gara veteranin Novak Djokovic duke shkuar në finalen e Wimbledon. Ndërsa Alcarac nga ana tjetër, skualifikoi Taylor Fritzin për të shkuar në finale.
Poll