Carlos Alcaraz
Carlos Alcaraz po vazhdon rikuperimin nga dëmtimi në kyçin e dorës që e detyroi të mungojë në Roland Garros dhe Wimbledon. Spanjolli publikoi në Instagram disa momente nga kjo periudhë, mes stërvitjeve dhe pushimeve.
Vëmendjen e mori një video ku Alcaraz stërvitet duke përdorur dorën e majtë për të mos sforcuar kyçin e dëmtuar. Tenisti ka treguar edhe më parë se mund të luajë me të dyja duart.
Po ashtu, një foto e tij nga spitali ngriti pikëpyetje te tifozët. Megjithatë, nuk ka asnjë konfirmim për ndërhyrje kirurgjikale dhe besohet se bëhet fjalë vetëm për kontrolle mjekësore.
Carlos Alcaraz
Poll
