Performanca nën nivel dhe tenistët që tërhiqen nga gara. Si duket, këto situata të pakëndshme në turneun që po mbahet në Madrid e kanë një shkak.
Bëhet fjalë për ushqimin që është servirur në mensë për sportistët, ku këta të fundit kanë konsumuar tacos (një gatim tradicional meksinan) me përbërje karkalecash.
Kaq ka mjaftuar që pjesëmarrësit në këtë aktivitet të ndjejnë shqetësime dhe të privohen nga forma optimale për të dhënë maksimumin.
Nga ky incident i pazakontë, Iga Swiatek u tërhoq në setin e 3-të të ndeshjes kundër Ann Li, ndërsa tenistja amerikane Coco Gauff u detyrua të nxirrte ushqimin në fushë, përpara se të shokonte në vazhdimin e performancës duke përmbysur sfidën ndaj Sorana Cirstea.
Në mënyrë që tenistët të mos bëhen shkak i shpërndarjes së këtij virusi, është kërkuar që mes tyre të mos ketë shtrëngime duarsh për të shmangur skenare të ngjashme.
