Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Video/ Njihuni me "bomberin" e Partizanit, ky është sulmuesi që zyrtarizoi sot klubi i kuq

Shkruar nga NEWSPORT

Mathew Boniface është një lojtar i Partizanit. Sulmuesi nigerian është zyrtarizuar ditën e sotme nga drejtuesit e klubit të kuq, ndërsa vetë futbollisti do të prezantohet në ditët e para të janarit, moment kur do të mbërrijë në vendin tonë.

22-vjeç, shtatlart dhe i fortë në luftën në ajër, Boniface siç duket edhe në videon e mëposhtme, është një lloj lojtari që ka përdorim topi të mirë dhe që e njeh portën mjaftueshëm për t'i shërbyer objektivave të të kuqve në këtë sezon.

Një konkurrent më shumë për Kaleb Ekubanin, nigeriani ka luajtur më parë në Qipro me skuadrën e Aris Limasol, përpara se të mbërrinte në Shqipëri te Skënderbeu.

Klubi korçar ishte gati ta federonte në verën e këtij viti, por dokumentacioni nga ish-klubi i tij u vonua duke e bërë të pamundur nënshkrimin e 22-vjeçarit me Skënderbeun.

U largua për në kampionatin e Kosovës dhe u aktivizua në pjesën e parë të këtij sezoni me Trepça '89. Ndërpreu kontratën pak ditë më parë me klubin e Superligës së Kosovës duke dalë në tregun e transferimeve si një futbollist i lirë.

Partizani përfitoi nga situata, duke nxituar për të nënshkruar me Bonifacen, që tashmë do të jetë një alternativë cilësore më shumë për trajnerin Sulejman Starova.

MATHEW BONIFACE

boniface2boniface-1

https://www.youtube.com/watch?v=46DsWgPcuxc

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga