Lojtari më i ri i Kombëtares Savro Pilo, zhvilloi ndeshje spektakolare mbrëmjen e djeshme me AEK kundër Kifisia, e fituar 3 – 0. Mbrojtësi i krahut të majtë, asistoi në golin e 3-të për kryeqytetasit, ndërsa u vlerësua me notën 7.7 sipas “SofaScore”, mes të mirëve të AEK-u i Athinës.
Por në minutën e 47-të, Pilo u ndëshkua me karton të verdhë, kësisojë do të mungojë në ndeshjen e parë të fazës “Play-Off” për titullin në Superligën e Greqisë, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve.
Në sezonin e rregullt, AEK-u e mbylli në vendin e parë me 60 pikë pas 26 javësh. 25-vjeçari u ftua nga Sylvinho për herë të parë te Shqipëria, ndërsa ftesa në një moment kaq delikat për Kombëtaren në “Play-Off”-in e Kupës së Botës, tregon rëndësinë e Pilo.
PEZULLI I PILO NGA MEDIAT GREKE
