Franko Burraj
Franko Burraj ka bërë debutimin e tij në Kampionatin Botëror të Atletikës që po mbahet në Poloni në salla të mbyllura.
Atleti shqiptar ia ka dalë të marrë një rezultat tejet pozitiv në nivel kombëtar, duke u rendit i treti në Baterinë 5, në kohën 46,56, një rekord ky i ri në këtë disiplinë.
Kështu, Burraj mund të krenohet me performancën e tij, duke përmirësuar kohën e tij personale dhe u kthyer në atdhe me një rekord kombëtar, duke nderuar Shqipërinë në garën e 400 metrave.
Poll
