Teuta dhe Partizani do të përballen sot në kuadër të javës së 29-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, do të nisë në orën 18:00.
Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë duel. Kryesor i kësaj sfide do të jetë Ditmir Grimci, ndërsa asistentët e tij do të jenë, Marjus Qose dhe Jetmir Podgorica.
Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Indrit Myrtja. Ndërkohë që nga sistemi VAR në ndihmë të kryesorit Grimci do të vijnë Olsid Ferataj dhe asistenti i tij që do të jetë Silvio Drymishi.
Arbitër kryesor: Ditmir Grimci
Asistent 1: Marjus Qose
Asistent 2: Jetmir Podgorica
Arbitër i 4: Indrit Myrtja
VAR: Olsid Ferataj
aVAR: Silvio Dyrmishi
