Arlind Ajeti - Ernest Muçi
Edhe pse në moshën 32-vjeçare, mbrojtësi i Shqipërisë Arlind Ajeti po përjeton sezonin më të mirë në karrierë. Në ndeshjen e fundit kundër Istanbulspor AS, Ajeti asistoi te goli i fitores për Bodrumspor, Liga e Parë në Turqi.
Gjatë këtij sezoni, qendërmbojtësi ka luajtur 29 ndeshje me skuadrën e Bodrumspor, ndërsa ka 4 gola dhe 1 asist, si kurrë më parë. Rendimenti i lartë i treguar gjatë javës që lam pas ka bërë që Ajeti të përfshihet në formacionin e javës së 32-të, nota 8.4 sipas "SofaScore".
Në këtë 11-she, bën pjesë edhe ish-lojtari i Kombëtares Odise Roshi. “Raketa” fierake luan me Keciorenguc, ndërsa kontriboi me asist te ekipi i tij.
Formacioni i javës
Poll
