Erzeni 0-1 Egnatia
Superiore: Java 12
Stadiumi: “Arena e Demave”
Arbitër: Emanuela Rusta
Formacionet zyrtare:
Erzeni (4-3-3): Hasanbelli; Kacbufi, Sadiki, Atanda, Osmanllari; Alba, Migone, Kahrimanovic; Mihana, Zeka, Meçja. Trajner: Alfred Deliallisi
Egnatia (4-2-3-1): Sherri; Fangaj, Malota, Xhemajli, Musta; Mëllugja, Fernando; Dwamena, Zejnullai, Spahiu; Paulauskas. Trajner: Edlir Tetova
Komenti minutë pas minute:
90+13' Përfundon ndeshja.
90' Akordohen 9 minuta shtesë.
90' Egnatia mbetet me 10 lojtarë, Fangaj largohet me karton te kuq.
78' Godet Kiqina nga distanca, Sherri mbetet në vend por topi shkon ngjitur me shtyllën.
75' Spahiu lëshon goditjen e rrezikshme, por Atanda bëhet mur dhe bllokon topin.
55' GOL! Egnatia kalon në avantazh me Zejnullain.
51' Mihana tenton të befasojë Sherrin nga mesfusha, por topi i ulët përfundon në duart e gardianit.
49' Xhemajli provon me kokë, por Hasanbelliu ndal mjaft mire topin.
46' Nis pjesa e dytë.
45+2' Mbyllet pjesa e parë.
41' Harkim i rrezikshëm në qendër për Mihanan i cili 'zhytet' me kokë, Malota ndërhyn në limit dhe devijon topin jashtë rrezikut.
40' Krosim i lartë i Fangajt, Atanda pastron zonën shijakase.
35' Sherri ndal predhën e Kahrimanovic, gjuajta e kroatit nga jashtë zonës kontrollohet nga gardiani Egnatias.
34' Alba godet fort në kufij të zonës, por gjuajta shkon ngjitur me shtyllë,.
21' Krosim i lartë i Fernandos në zonë, Hasanbelli del dhe pastron zonën.
15' Kahrimanovic tenton një vertikalizim për Mihanën, Malota devijon topin në momentin e fundit dhe shmang rrezikun.
1’ Starton sfida në “Arenën e Demave”, Erzeni dhe Egnatia duan vetëm 3 pikët.