Presidenti i Tiranës, Refik Halili, feston ditën e sotme 63-vjetorin e lindjes. Klubi bardheblu e ka ururar kreun e tyre me një postim në rrjete sociale ndërsa sigurisht nuk mund të mungojnë edhe telefonatat e shumta drejt tij.
Mirëpo, është dikush tjetër që zgjedh një mënyrë shumë të veçantë për ta uruar. Vajza e tij Goldi, kreativiteti i të cilës nuk shteron, ka postuar në Instagramin e saj një video të pa publikuar më parë të ‘Ritit’, siç i thonë miqtë, duke folur në zyrën e tij për një aksion të Tiranës në një ndeshje.
“Për shokun tim të jetës…
Zgjodha të të uroj për ditëlindje me këtë video të fshehtë. Kjo pasi je duke folur si çdo moment të ditës për atë që të mbush me jetë, për Tironën! Tironës që TI kurrë s’rreshte s’i dhëni jetë!
I përhershmi im, gëzuar ditëlindjen!”- shkruan ajo në diçiturën e videos.