Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Ballkani i pafatë në Çeki, mbrojtja solide dardane thyhet nga një gol me devijim

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ballkani i pafatë në Çeki, mbrojtja solide dardane

Viktoria Plzen 1-0 Ballkani

UEFA Conference League: Faza e Grupeve

Grupi C: Ndeshja e parë

Stadiumi: Doosan Arena

Arbitër: Sylwestrzak D. (Polak)

Formacionet Zyrtare:

Viktoria Plzen (3-4-3): Stanek; Hejda, Hranac, Dweh; Kopic, Bucha, Kalvach, Cadu; Durosinmi, Chory, Sulc. Trajner: M. Koubek

Ballkani (3-4-3): Koliqi; Dellova, Jashanica, Halili; Thaqi, Kuc, Zyba, Trashi; Hamidi, Berisha, Gripshi. Trajner: Ilir Daja

Komenti minutë pas minute:

90+8' Përfundon ndeshja.

90' Akordohen 8 minuta shtesë.

83' Ballkani kërkon golin e barazimit, Nazmi Gripshi provon me të majtë me topin që shkon mbi traversë.

73' Fati nuk është me Ballkanin, Plzen kalon në avantazh nga një gol me devijim.

64' Tjetër harkim i rrezikshëm i çekëve, krosim nga e majta dhe godet me të parën Durosinmi, por Dellova largon topin.

62' Tentativa të njëpasnjëshme nga Plzen në zonën e Ballkanit, dy goditje të cilat bllokohen nga muri i dardanëve brenda zonës.

51' Penallti për Viktoria Plzen, por VAR i vjen në ndihmë Ballkanit me aksionin që anullohet për pozicion jashtë loje.

46' Nis pjesa e dytë.

45+1' Mbyllet pjesa e parë.

40' Kombinime nga Berisha, Gripshi e Thaqi në kufij të zonës, Berisha futet brenda, por në momentin e fundit para portës, i largohet topi nga mbrojtësit.

35' Bucha kroson nga këndi drejt zonës, por Zyba largon topin i sigurtë.

29' Goditja e parë në portë vjen nga Plzen, tentativë nga distanca me Koliqin që siguron topin dhe portën e tij.

15' Pasime nga lojtarët e Ballkanit, dardanët kërkojnë hapsira në mbrojtjen e Plzen.

7′ Kadu godet drejt portës, por topi shkon drejt e në duart e Koliqit.

4' Rrëmujë në zonën e Plzen, Berisha me topin nëpër këmbë e mes mbrojtësve kundërshtar provon të godasë, por topi bllokohet në trupin e Hranac.

1' Fillon ndeshja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga