Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Bekim Balaj: Në stol? Është vendim i trajnerit

Shkruar nga NEWSPORT

Në konferencën e parë për shtyp për takimin e fundit në grup, atë kundër Rumanisë, Bekim Balaj, ka qartësuar gjithçka rreth aktivizimit të tij në takimin kundër Francës. Mandej ai ka folur për objektivin final, ku kuqezinjtë dëshirojnë që të qëndrojnë sa më gjatë në këtë Kampionat Europian. I pyetur nga gazetarët, Bala është përgjigjur për aktivizimin e Lorik Canës, “dështimin” me golat dhe eksperiencën e parë në këtë kompeticion.

Aktivizimi Që në ndeshjen e parë kam qenë gati si të gjithë të tjerët. Por, janë vendime të trajnerit se mund të luaj unë ose jo. Në ndeshjen e fundit zëvendësimi mund të isha unë, por dëmtimi i Ajetit bëri ndryshim planesh për trajnerin. Në këtë ndeshje të gjithë futen për të dhënë më të mirën”.

balaPikët - Kemi marrë një humbje deri diku të pamerituar, në fund të fundit kemi 0 pikë. Rumania është shansi ynë i fundit dhe do të japim gjithçka. Dy gola me pak fat. Nuk është në dorën tonë sepse do të presim rezultatet e ndeshjeve të tjera. Duhet që të fitojmë këtë ndeshje së pari, sepse këtu varet fati jonë për kalimin e turit”.

Cana - “Mund të them që është vendimi i Lorikut se ku mund të luajë Loriku. Vitet e fundit ka luajtur në qendër të mbrojtjes, por është trajneri ai që do ta vendosë trajnerin në fushë”.

Goli - “Jam i zhgënjyer që nuk kam shënuar. Normalisht ky është Europiani që unë duhet të shënoja, më vjen keq për këtë. Dua ta bëj në ndeshjen e fundit”.

Eksperienca - “Si eksperiencë e parë, që me kualifikimin tonë, gjithsecili ka thënë që Shqipëria fitoi Europianin e vet, por ne duam që të qëndrojmë sa më gjatë në Francë. Kemi bërë dy ndeshje të mira, por nuk kemi marrë pikë. Gjithsesi në fund do të provojmë të marrim tri pikët. S’kemi pse të ndihemi të zhgënjyer. Ne i kemi bërë deri diku tifozët tanë që të ndihen krenarë me ne”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga