Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Aksidenti fatal i tifozëve të PAOK, ku mes 7 viktimave ishte dhe një shqiptar, klubi i Skënderbeut i bashkohet dhimbjes (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Aksidenti fatal i tifozëve të PAOK, ku mes 7 viktimave ishte dhe
Pamje nga ngjarja

Mesditën e djeshme, futbolli grek por jo vetëm u trondit nga aksidenti tragjik, ku u përfshi minibusi me të  cilin po udhëtonin tifozët e PAOK.

Një ngjarje fatale e cila, u mori jetën 7 personave, ku mes tyre ishte dhe një shqiptar. I cili më vonë, nga ana e autoriteteve u identifikua si Vasil Palos.

Ndërsa për aksidentin i cili la shumë dhimbje pas, ka reaguar edhe klubi i Skënderbeut. Me anë të një  postimi në rrjetin social “Facebook”, ata kanë shprehur solidaritet për të gjithë komunitetin e PAOK, por gjithashtu dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe miqtë e Vasil Panos, i cili ishte korçari që humbi jetën.

“Skënderbeu shpreh solidaritetin e tij më të thellë me familjarët, miqtë dhe gjithë komunitetin e PAOK Selanik, pas lajmit tragjik për humbjen e jetës së disa tifozëve, të cilët po udhëtonin drejt Rumanisë për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.

Futbolli është pasion, dashuri dhe bashkim mes njerëzve, por mbi të gjitha është jetë. Në momente të tilla të dhimbshme, ndjehemi pranë atyre që po përjetojnë këtë humbje të rëndë dhe u përcjellim ngushëllimet tona më të sinqerta.

Ngushëllime për familjen e Vasil Palos, korçarit që humbi jetën në aksident tragjik.

 U prehshin në paqe. Forcë familjarëve dhe gjithë tifozërisë së PAOK”, shkruan klubi i Skënderbeut.

Poll

Lexo gjithashtu