Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Te Pogradeci të motivuar para duelit me Korabin, klubi: Stërvitemi për një tjetër performancë të lartë

Shkruar nga NEWSPORT
Te Pogradeci të motivuar para duelit me Korabin, klubi: Stërvitemi
Pogradeci

Pogradeci është një nga skuadrat që vazhdon të marrë rezultate pozitive në Kategorinë e Parë. Fitorja me përmbysje 4-2 ndaj Kastrioti ka motivuar akoma më shumë liqenorët.

Ekipi i drejtuar nga Emiliano Çela ka nisur tashmë përgatitjet për një tjetër sfidë mjaft të luftuar dhe delikate, atë ndaj Korabit. Takim ky që Pogradeci do ta luajë në shtëpi ditën e shtunë në orën 13:30.

Padiskutim që skuadra po merr ngarkesën e duhur dhe ku do të synojnë një tjetër rezultat pozitiv në kampionat për të mbajtur hapin e dy rivalëve kryesorë për ngjitjen në Superiore. siç dihet aktualisht Pogradeci mban vendin e 3-të në kampionat me 36 pikë pas 19 javësh. Liqenorët kanë 3 pikë më pak se Laçi dhe 8 më pak se Skënderbeu.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Pogradeci Faqja Zyrtare (@kfpogradecii)

Poll

Lexo gjithashtu