
Gentian Selmani nuk do të jetë më lojtari i Tiranës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë portieri 27-vjeçar përmes një postimi në rrjetet sociale ku përshëndet përzemërsisht bardheblutë.
Gentian Selmani ka mbyllur aventurën 2-vjeçare me Tiranën. Me shumë gjasa, portieri 27-vjeçar pritet ta vazhdojë karrierën në Superiore, por duke u transferuar tek Teuta
“Pas dy vitesh te bukura,erdhi koha ti them mirupafshim ketij klubi te madh.Tirona gjithmone do kete nje vend te vecante ne zemren time.
I jam shume mirenjohes dhe falenderues ne rradhe te pare familjes Halili,me ne krye president Refik Halilin,te gjithe trajnereve,shokeve te ekipit, dhe te gjithe anetareve te stafit ne klub per kete periudhe qe punuam bashke.
Per tifozat e mrekullueshem: Faleminderit per mbeshtetjen,pasionin dhe energjine ne cdo ndeshje.
Sdo ti harroj asnjehere emocionet qe na keni dhene.
@tironafanaticsofficial
I uroj klubit vetem suksese dhe lumturi per te ardhmen
Me respekt,mirenjohje dhe perzemersi
Gentian Selmani”, shkruan Selmani.
