Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Në ditën e tij të lindjes, sulmuesi i talentuar bëhet lojtari më i ri i Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Në ditën e tij të lindjes, sulmuesi i talentuar
Nebi Qokthi

Partizani ka përforcuar repartin ofensiv me afrimin e një prej lojtarëve të akademisë së klubit. Bëhet fjalë për Nebi Qokthin i cili ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me “Demat e Kuq”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Partizani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të klubit. Në një ditë të veçantë i cili sot mbush 19, Qokthi është prezantuar në ekipin e parë të Partizanit, ku do të mbajë dhe numrin 77 në fanellë.

Njoftimi zyrtar i Partizanit:

FK Partizani ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Nebi Qokthi. Sulmuesi i talentuar, pjesë e ekipit tonë U-19 dhe produkt i Akademisë së Futbollit Partizani, është tashmë zyrtarisht pjesë e skuadrës së parë. Qokthi ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me klubin, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në politikën e klubit për promovimin e talenteve.

Nënshkrimi i kontratës ka përkuar edhe me ditëlindjen e Nebi Qokthit. Në këtë ditë të veçantë për të, FK Partizani i uron 100 vite të lumtura dhe shumë suksese me fanelën e kuqe

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga