Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Drejtonte vitin e kaluar në Superiore, Flamurtari prezanton trajnerin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Drejtonte vitin e kaluar në Superiore, Flamurtari prezanton
Francesco Moriero

Carlos Garcia është larguar zyrtarisht nga drejtimi i klubit të Flamurtarit. Trajneri i ri i skuadrës vlonjate për pjesën e mbetur të sezonit do të jetë Francesco Moriero.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Flamurtari nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Për herë të fundit, 56-vjeçari italian drejtonte sezonin e kaluar në Kategorinë Superiore ekipin e Laçit.

Njoftimi zyrtar i Flamurtarit:

New Coach, New Era!

Njoftojmë me kënaqësi emërimin e Francesco Moriero si trajnerin e ri të skuadrës sonë.

Me një karrierë të pasur si futbollist në Serie A dhe përvojë të gjerë si trajner në Itali dhe jashtë saj, Moriero sjell profesionalizëm, pasion dhe vizion të qartë për zhvillimin e ekipit.

Bashkë drejt objektivave të mëdha.

Mirë se erdhe në familjen tonë, Mister Francesco Moriero!

Poll

Lexo gjithashtu