Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Dinamo prezanton transferimin e bujshëm, nën urdhrat e Dajës për sfidën ndaj Jagiellonias

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Dinamo prezanton transferimin e bujshëm, nën urdhrat e
Bernard Berisha

Dinamo ka përforcuar repartin ofensiv me një prej transferimeve më të bujshme në këtë merkato. Kryeqytetasit kanë prezantuar ditën e sotme Bernard Berishën si transferimin më të ri.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Dinamos. Bernard Berisha do të vihet nën urdhrat e Ilir Dajës që në ndeshjen e radhës ndaj Jagiellonias në transfertë.

Njoftimi zyrtar i Dinamos:

Bernard Berisha, dhurata e madhe e presidentit Adrian Bardhi për trajnerin Ilir Daja, ka bërë edhe prezantimin me fanellën e Dinamo City, pas akordit të arritur disa ditë më parë.

Sulmuesi i njohur për kualitetin dhe eksperiencën e tij, i bashkohet skuadrës dinamovite para ndeshjeve të Play-off-it të Conference League kundër polakëve të Jagiellonias.

Bernard Berisha do të mbajë fanellën me numrin 23 te Dinamo City.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga