
Darko Ilieski
Sot është prezantuar dhe zyrtarisht Darko Ilieski në Ballsh. Bylisi ka postuar në rrjetet sociale afrimin e maqedonasit në radhët e klubit mallakastriot.
Qendërmbrojtësi është afrimi i parë në këtë merkato dhe më në fund është prezantuar në ambientet e skuadrës së kuqe. Lojtari i repartit difensiv ka nënshkruar dhe kontratën që e mban të lidhur me ekipin e Superiores.
Ilieski që vjen nga vendi fqinj shihet si një përforcim i rëndësishëm i klubit ballshiot. Së shpejti ai do të jetë nën urdhërat e teknikut Nevil Dede për të riparuar mangësitë në mbrojtje dhe për të shmangur pësimin e golave.
Poll