
Vllaznia
Vllaznia mundi dje në Superiore Tiranën falë heroit Balaj, i cili sot gëzon ditëlindjen. Por shkodranët nuk janë vetëm me fillimin mbarë të vitit 2025. Ata kanë lajmëruar se 3 lojtarë janë thirrur në provë për t’iu bashkuar ekipit A.
Akademia e futbollit Vllaznia ka postuar në rrjetet sociale duke qartësuar se 3 të rinjtë janë të datëlindjes së vitit 2006, pra në një moshë të re. Të tre vjinë nga i njëjti vend europian, Franca.
Treshja e cila nëse kalon me sukses provën në ekipin U-19 do t’i bashkoheët kuqebluve është parë dje në stadiumin “Loro Boriçi”. Drejtuesit e Akademisë kanë shoqëruar francezët për të parë Klasiken dhe për të përjetuar emocionet e futbollit shqiptar.