Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“VAR theu portokollin në Egnatia – Tirana”, Lorenc Jemini “shpërthen” për vendimet: Rasti i Grudës ishte penallti e pastër

Shkruar nga NEWSPORT
“VAR theu portokollin në Egnatia – Tirana”, Lorenc Jemini
Egnatia - Tirana dhe Lorenc Jemini

Ish-arbitri i FIFA-s Lorenc Jemini, pjesë e zakonshme e panelit në emisionin “Procesi Sportiv”, Top Channel, ka analizuar vendimin e arbitrit Cjapi në sfidën Egnatia – Tirana, e përfunduar 1 – 0 për bardheblutë.  

“Te rasti i Grudës në ndeshjen Egnatia – Tirana, unë mendojë se është penallti. Mbrojtësi i Tiranës, përveç momentin të parë që hap këmbën dhe zgjat gjurin në momentin që e godet në kofshë. Pra, ka dy momente.

Them se është thyer portokolli, sepse në momentin që arbitri e ka akdorduar, i cili  është shumë pranë aksionit, VAR-i nuk ka të drejtë të ndryshojë.

VAR nuk duhet të hyjë, sepse aty ka kontakt. Në këtë rast, peshën duhet ta mbaj arbitri te vendimi që ka dhënë fillimisht. Për mendimin tim, ai duhet t’i qëndronte vendimit.

Të gjithë janë ndihmës, arbitri është ai që vendos. Arbritri kryesor  është ai që vendos për gjithçka. Nëse do isha arbitër në këtë ndeshje dhe do më thërriste VAR-i, do i qëndroj penalltisë”.    

Poll

Lexo gjithashtu