Tashmë edhe zyrtarisht Alex Peralta është futbollisti më i ri i Flamurtarit. Mbrojtësi kështu nis një aventurë të re te kuqezinjtë, teksa u transferua nga skuadra e Bylisit.
Klubi vlonjat e ka prezantuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku i urojnë sa më shumë suksese me fanellën e kuqezinjtë.
“Zyrtare | Përforcim i ri në krahun e majtë
Pas marrëveshjes së arritur me klubin KF Bylis, Alex Peralta bëhet zyrtarisht pjesë e Flamurtari F.C., duke forcuar repartin mbrojtës për vazhdimësinë e sezonit
Emri: Alex Peralta
Datëlindja: 05.07.1996
Shtetësia: Ekuador
Pozicioni: Mbrojtës i majtë
Mirë se erdhe në Vlorë dhe suksese me fanellën kuqezi”, ka shkruar klubi kuqezi. Me këtë lëvizje, Flamurtari “dobëson” rivalet e tij në garën për mbijetesë, me kuqezinjtë që kërkojnë qëndrimin në Superiore.
View this post on Instagram
