Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ilir Daja tjetër nivel, Ardian Nuhiu “humbet” sfidën pa zbritur në fushë (STATISTIKAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Ilir Daja tjetër nivel, Ardian Nuhiu “humbet” sfidën pa
Ardian Nuhiu - Ilir Daja

Tirana – Dinamo është një nga supersfidat e ditës së shtunë që do të luhet në Superiore. Derbi merr vëmendjen e tifozëve, teksa do të zhvillohet në “Selman Stërmasi”, duke nisur që nga ora 13:30.

Një sfidë shumë e rëndësishme mes ekipeve, të cilat do të hyjnë në fushë vetëm për fitoren, e cila vlen më shumë se gjithçka. Në këtë takim përballë njëri – tjetrit do të vihen edhe Ardian Nuhiu dhe Ilir Daja.

Pikërisht timonieri i dinamovitëve është më favorit se ai i bardhebluve. Kjo pasi historia e përballjeve direkte tregon se Daja është më “eksperti” i fitoreve përballë Nuhiut. Kështu në 6 përballjet e së kaluarës mes tyre, trajneri i “Bluve” ka arritur të fitojë 3 herë, kundrejt 1 herë të trajnerit të bardhebluve.

Ndërkohë mes tyre 2 ndeshje të tjera janë mbyllur në barazim. Me kuriozitet mbetet të shihet se në anën e cilit prej tyre do të shkojë këtë herë sfidë dhe cili do të ndryshojë për mirë statistikat e përballjeve direkte.

Poll

Lexo gjithashtu