Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nuk ka vend për të në skuadër, Elbasani largon një sulmues

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk ka vend për të në skuadër, Elbasani largon një
Shimon ne nje sfide ndaj Dinamos

Nga Elbasani nuk ka vetëm afrime, teksa nga klubi ka edhe largime. Pas transferimit të Insa Boje, tashmë ky repart është mbingarkuar.

Në këto kushte një largim ka ndodhur dhe bëhet fjalë pikërisht për Roei Ben Shimon. Ky i fundit nuk është më pjesë e verdheblutë, teksa mungon vetëm zyrtarizimi i largimit të tij.

Siç dihet Shimon erdhi me shumë bujë te Elbasani në merkaton e verës, por largohet pa lënë gjurmë pas 7 muajsh. 25-vjeçari ishte jashtë planeve të Gvozdenoviç, madje nuk ishte as në pankinë në ndeshjen me Dinamon e Partizanin, që konfirmon largimin.

Ndërkohë me fanellën e Elbasanit luajti në 10 ndeshje mes Kupëes e kampionatit dhe ia doli të asistojë vetëm në 1 rast. 

Poll

Lexo gjithashtu