Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

U largua nga Bylisi, Marin Abazaj reagon për herë të parë: Mbajta shiritin e kapitenit për 2 vite, ky klub...

Shkruar nga NEWSPORT
U largua nga Bylisi, Marin Abazaj reagon për herë të parë:
Marin Abazaj

Marin Abazaj është larguar nga Bylisi, duke mbyllur aventurën e tij me ballshiotët. Tashmë pas zyrtarizimit nga Bylisi, ka ardhur edhe reagimi nga lojtari.

Abazaj ka falenderuar klubin për kontributin e dhënë, teksa për të ishte kënaqësi të ishte pjesë e ballshiotëve. Gjithashtu shprehet se ishte nder për të të mbante edhe shiritin e kapitenit.

“Pershendetje miqte e mi! Pas 3 vjet  e gjysem dua  tju lajmeroj se nga sot nuk jam me pjese e klubit FK BYLIS! Si fillim dua te falenderoj presidentin e klubit Besnik Kapllanaj per mbeshtetjen , besimin dhe mundesine  qe me ka dhene qe une te  tregoj  aftesite  e mia ! Dua te falenderoj te gjithe tranjerat qe kam punuar , shoket e ekipit dhe punetoret e fushes ! Dhe si perfundim nje falenderim I vecante per te gjithe tifozet e Bylisit qe na kane mbeshtetur gjithmone si ne momente te mira ashtu dhe ne momente te veshtira . Kenaqesi dhe nje nder I madh  qe kam mbajtur shiritin e kapitenit per 2 vjet tek ky klub  ! Ju jam mirenjohes per cdo gje, faleminderit dhe sa me shume suksese!”, ka shkruar Marin Abazaj.

Siç dihet ish-kapiteni i ballshiotëve do të vazhdojë karrierën te Pogradeci në Kategorinë e Parë. Në këtë mënyrë nis një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike.

Poll

Lexo gjithashtu